Një zjarr shpërtheu në magazinat e fabrikës në portin ukrainas të Detit të Zi në Odesa sot pas një sulmi rus me raketa, njoftuan autoritetet ukrainase.
Zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në magazinat e fabrikave në Odesa, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 5.000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Më shumë se 15 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, përfshirë më shumë se 8.4 milionë ukrainas që u larguan në vende të tjera./FolDrejt/