Gjatë zjarrit në një burg në jugperëndim të Kolumbisë kanë humbur jetën 49 persona ndërsa janë lënduar dhjetëra të tjerë.
Drejtori i sistemit kombëtar të burgjeve, Tito Castellanos i tha “Radio Caracol” se deri më tani nuk dihet nëse të gjitha viktimat janë të burgosur, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se të burgosurit në burgun Tulua shkaktuan zjarrin herët të hënën gjatë një tentative për trazira./FolDrejt/