Asnjë person nuk është lënduar nga zjarri që kaploi një shtëpi në Drenas këtë mëngjes.
Këtë për Klankosova.tv. e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për rastin kanë nisur.
“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Shaban Shala” në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin” tha Ahmeti.