Zjarrfikësit reaguan sot në Berlin ndaj një shpërthimi e zjarri të papritur në pyllin Grunewald në perëndim të kryeqytetit gjerman, ku ishte përfshirë depo e municioneve të policisë.
Personeli i emergjencave duhet të qëndronin rreth një kilometër larg flakëve.
Zëdhënësi i zjarrfikësve të Berlin, James Klein tha për rrjetin vendas DW se sfida ishte serioze.
“Ky është një impjant shërbimi i rendit, ka armatime dhe fishekzjarrë të depozituara pradaj mund të ketë shpërthime të tjera të vogla.”
Operatorët kryesorë hekurudhorë Deutsche Bahn thanë se zjarri do të kishte pasoja në trenat vendorë dhe të distancave të gjata.
Rreth 100 zjarrfikës po luftonin me flakët, ndërsa shkaku i nisjes se zjarrit nuk ishte ende i qartë.
Impjanti është përdorur edhe për shpërthime të kontrolluara të objekteve të sekuestruara nga policia e Berlinit.
Pylli 3,000-kahtarësh i Grunewald është një nga hapësirat e gjelbra më të mëdha të Berlin teksa shtrihet deri në Potsdam./tch/