Në afërsi të stacionit të metrosë në qendër të Londrës, kryeqyteti i Britanisë së Madhe, ka shpërthyer zjarr.
Brigada e zjarrfikësve në Londër njoftoi se një zjarr i madh shpërtheu në afërsi të stacionit të metrosë në Urën e Londrës dhe se rreth 70 zjarrfikës po marrin pjesë në operacionin e shuarjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zjarri shpërtheu në orët e mëngjesit, ndërsa stacioni i metrosë u evakuua dhe u mbyll.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nëse ka viktima./FolDrejt/