fbpx
E premte, 4 Tetor, 2024

Zjarri masiv përfshin kampin e refugjatëve në Bangladesh

Lexoni edhe..

Një zjarr masiv ka përfshirë një kamp refugjatësh Rohingya në Bangladesh, duke djegur çadrat dhe një numër qendrash shëndetësore dhe objekte të tjera.

Asnjë viktimë nuk u raportua menjëherë, por kishte frikë për vdekje dhe lëndime të shumta.

“Ka qenë një situatë sfiduese sepse shumë prej këtyre kasolleve janë në një terren kodrinor ku kamionët e zjarrit nuk mund të kenë qasje”, tha Tanvir Chowdhury, duke raportuar nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka.

Burime në kamp i thanë Al Jazeera se zjarri u vu nën kontroll më shumë se katër orë pasi shpërtheu.

 

 

Të ngjajshme