miratet e Bashkuara Arabe (EBA) thanë sot se dronët mund të jenë shkaku i dy zjarreve në kryeqytetin Abu Dabi, transmeton Fol Drejt.
Policia e Abu Dabit tha se një zjarr shpërtheu pasi tre kamionë cisternë me karburant shpërthyen në zonën Musaffah pranë objekteve të depozitimit të naftës të ADNOC, kompani nafte, ndërsa një tjetër ndodhi në një kantier ndërtimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dabit, shkruan AA.
“Hetimet fillestare tregojnë zbulimin e objekteve të vogla fluturuese, ndoshta dronë, që kanë rënë në të dy zonat, gjë që mund të jetë shkaku i dy zjarreve”, tha policia në një deklaratë të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM.
Ndërkohë, rebelët Huthi në Jemen pretenduan se kishin kryer sulme në EBA.
Zëdhënësi i rebelëve Yahya Saree tha për kanalin pro-Huthi Al-Masirah se do të lëshojnë një “deklaratë të rëndësishme” së shpejti “për një operacion të veçantë ushtarak që kryen në EBA”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite tha se vërejti “një përshkallëzim armiqësor nga grupi Huthi duke përdorur dronë që u ngritën nga aeroporti në Sana”, duke mos dhënë detaje.