Në faqen e portalit gjerman të majtë “Kontrapolis” është publikuar sot një letër e ekstremit të majtë “Volcanic Group”, në të cilën ajo merr përgjegjësinë për vënien e zjarrit në shitësin e makinave Tesla pranë Berlinit.
“Ne sabotuam Teslën. Tesla konsumon tokën, burimet, njerëzit dhe punëtorët dhe në këmbim nxjerr jashtë çdo javë 6000 SUV vrasës dhe kamionë përbindësh”, thuhet në letër.
Më herët mediat gjermane raportuan se policia dyshonte se zjarri ishte vënë nga aktivistë mjedisorë.