Të paktën 53 persona kanë vdekur pas zjarreve shkatërruese në Hawaii njoftoi guvernatori i shtetit që e përshkroi atë si një “ditë zemërthyese”, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Duke folur në një konferencë shtypi, Josh Green tha se kjo ishte “fatkeqësia më e madhe natyrore” në historinë e shtetit .
Ai paralajmëroi se numri i viktimave do të rritet më tej dhe ndoshta do të tejkalojë 61 jetët e humbura pas një cunami në vitin 1960.