Zjarri në Evros në veri të Greqisë është zjarri më i madh në vendet e BE-së në dekadat e fundit dhe ka djegur 808.7 kilometra katrorë, sipas Agjencisë Evropiane të Menaxhimit të Emergjencave Copernicus.
Zjarri në Evros shkatërroi të paktën 808.7 kilometra katrorë, që është një zonë më e madhe se Nju Jorku, i cili zë 778.2 kilometra katrorë dhe është zjarri më i madh në BE që nga viti 2000, sipas të dhënave të Copernicus, përcjell Fol Drejt.
Zjarri shpërtheu në afërsi të qytetit të Alexandroupolis dhe u përhap me shpejtësi në zonën e Evros, ku të paktën 20 persona humbën jetën javën e kaluar, duke e bërë atë zjarrin më vdekjeprurës në Evropë këtë verë, raporton “Kathimerini”./FolDrejt/