Një kamion shpërtheu në urën e Krimesë mëngjesin e sotëm, duke bërë që shtatë rezervuarë karburanti në një tren që po kalonte të merrte flakë, njoftoi më parë Komiteti Kombëtar Rus kundër Terrorizmit.
Zjarrfikësit shuan zjarrin në trenin që digjej në urën e Krimesë që po transportonte naftë dhe për momentin nuk ka zjarr aktiv, njoftoi Ministria ruse e Situatave Emergjente.
Thuhet se 250 persona dhe 70 pajisje kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit./FolDrejt/