Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë të moshës nga tre deri në 15 vjeç, kanë humbur jetën në një zjarr pranë qytetit francez të Lionit, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Zjarri shpërtheu në një ndërtesë banimi shtatë-katëshe në Vaulx-en-Velin në orët e para të së premtes, sipas ministrit të brendshëm Gerald Darmanin.
Rreth 180 zjarrfikës morën pjesë dhe u vendos një kordon sigurie.
Shkaku i zjarrit nuk dihet në këtë fazë, tha delegati i ministrit për qytetet dhe strehimin, Olivier Klein.
“Ka disa skenarë dhe një hetim do të hapet,” tha Darmanin, duke shtuar se ai ishte në kontakt me presidentin Emmanuel Macron për tragjedinë./FolDrejt/