Katër persona janë lënduar si pasojë e një zjarri në shtëpi në fshatin Vërban të Vitisë.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
“Me datën 06.12.2023 rreth 00:02 Stacioni Policor Viti ka pranuar informacion për një rast zjarri në një shtëpi në fshatin Verban komuna Viti. Njësitet Policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët kanë bërë lokalizimin e zjarrit. Nga ky rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dalë edhe inspektori i zjarreve. Rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policor në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftim.