Dhjetë persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një shtëpi në qytetin e Lahore në Pakistanin lindor këtë mëngjes herët, njoftoi policia.
Dy gra, dy burra dhe gjashtë fëmijë nga mosha gjashtë deri në 16 vjeç humbën jetën, tha zëvendësinspektori i përgjithshëm i policisë së Lahore, Ali Nasi, sipas Associated Press.
Ai tha se shkaku ende nuk është përcaktuar, por hetuesit e policisë dyshojnë se një qark i shkurtër shkaktoi zjarrin në zonën e banimit të mbushur me njerëz Bathy Gate./FolDrejt/