Njoftohet se në afërsi të qytetit Bordeaux, që ndodhet në jugperëndim të Francës, janë djegur rreth 7.300 hektarë tokë nga zjarret që vazhdojnë prej katër ditësh.
Sipas lajmeve të mediave lokale, vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit të nisur më 12 korrik në dy pyje në rajonin e Gironde, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sot është dita e katërt të punimeve të kryera me më shumë se një mijë persona dhe nëntë helikopterë për fikjen e zjarrit.
Ndërsa restorantet dhe shtëpitë u dëmtuan nga zjarret që vazhduan në Arcachon dhe Landiras në rajonin e Gironde, 11 mijë persona, kryesisht pushues që kishin kampuar aty pranë, u zhvendosën në zona të sigurta.
Deri më tani, 7.300 hektarë tokë janë bërë hi nga zjarret./FolDrejt/