Nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njoftojnë se kanë filluar auditimin e performancës në KOSTT në fushën e prokurimit publik me temën “Auditimi i projekteve kapitale (2015-2021)”, e cila nuk është audituar nga ZKA që nga viti 2010.
Bëhet e ditur se trajtimi i kësaj teme të auditimit është i rëndësishëm, pasi që KOSTT është shoqëri aksionare 100% në pronësi të Republikës së Kosovës, dhe për arsye se projektet kapitale janë me interes të lartë publik dhe ndikim të gjerë social dhe ekonomik, transmeton klankosova, përcjell FolDrejt.com.
“Objektivi i këtij auditimi është të vlerësojmë nëse menaxhmenti i ndërmarrjes publike KOSTT është siguruar se projektet kapitale për vitet 2015-2021 janë prioritizuar dhe planifikuar në mënyrë të duhur si dhe nëse menaxhimi i proceseve të prokurimit është bërë konform legjislacionit në fuqi dhe janë arritur rezultatet e synuara të prokurimit”.
“Auditimi synon të rris llogaridhënien, transparencën dhe integritetin e aktiviteteve lidhur me investimet kapitale në KOSTT dhe aty ku është e nevojshme të ofroj rekomandime që fondet publike të shfrytëzohen në mënyrë më efektive dhe efikase dhe të arrijnë qëllimet e synuara”, thuhet mes tjerash në njoftimin për media.