Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili teksa po fliste para mediave për krizën energjetike në vend tha se ‘mbrëmë është ngrohur me batanije’.
Zogaj ka thënë se Kurti nga një entuziast që ishte për rritjen ekonomike më të madhe në rajon e cila do të arrinte edhe Kroacinë, ka përfunduar nën batanije nga të ftohtit.
“Tragjik si kryeminister. Nga nje entuziast prej adoleshenti, qe Kosova ka rritje ekonomike me te madhe ne rajon, qe “nese vazhdohet keshtu,” do te arrijme Kroacine, perfundon nen batanije, i strukur nga i ftofti”, shkroi Zogaj në Facebook, raporton FolDrejt.com.
Sot, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një konference për media, kanë bërë apel për kursimin e energjisë elektrike.