Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj ka paraqitur një pjesë të projektit i cili ka të bëjë me ndërtimin e sheshit të Prishtinës.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se sheshi do të vazhdojë të ndërtohet deri te Katedralja, transmeton Fol Drejt.
Zogaj ka shprehur falenderimin e tij ndaj mbështetësve të këtij projekti.
“A jeni për?
Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperWien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti!
Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja!”, u shpreh Zogaj./FolDrejt/