Dy persona janë plagosur pasi rebelët Houthi kanë lëshuar një raketë balistike që ra në jugperëndim të Arabisë Saudite, tha koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen.
Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e mediave sociale të agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite SPA, koalicioni tha se raketa ka rënë në zonën industriale Ahad Al-Masarihah në rajonin Jazan, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sulmi ishte përpjekja e tretë për të shënjestruar civilët në zonën industriale, thuhet në deklaratë.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.
Situata u përkeqësua tutje kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ushtarake që synon të rivendosë qeverinë e Jemenit.
Jemeni tani është skenë e një prej krizave më të rënda humanitare të shkaktuara nga njeriu në botë, ku gati 80 për qind të jemenasve, ose rreth 30 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare. Ndërkaq, mbi 13 milionë janë në rrezik nga uria, sipas vlerësimeve të OKB-së.