Sipas bashkëshortes së presidentit amerikan, Joe Biden, është e rëndësishme t’i tregohet popullit ukrainas se kjo luftë duhet të përfundojë dhe se kjo luftë është brutale dhe se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron në krah të popullit të Ukrainës.
Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden zhvilloi sot një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainën perëndimore, ku u takua me gruan e presidentit ukrainas Olena Zelensky.
Jill Biden mbërriti nga Sllovakia në Uzhgorod, e cila është rreth 10 minuta me makinë nga një fshat sllovak në kufi me Ukrainën./FolDrejt/