Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një sërë takimesh të nivelit të lartë dhe një adresim në Kongres.
Vizita e saj vjen katër muaj pasi bashkëshorti, presidenti Volodymyr Zelensky, mbajti fjalim virtual para Kongresit, ku kërkoi më tepër pajisje ushtarake, raporton BBC.
Zelenska takoi Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkenin, të hënën dhe do të bisedojë edhe me zonjën e parë amerikane, Jill Bidenin.
Zelenska nuk ka detyrë zyrtare në qeverinë ukrainase, por pas afër pesë muajsh në luftë, Kievi po kërkon më shumë ndihmë ushtarake dhe mbështetje politike nga SHBA-ja.
Kongresi tashmë ka aprovuar gati 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që do të dorëzohet plotësisht në fund të shtatorit./21Media