Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, shpreson se Britania e Madhe do të marrë iniciativën në krijimin e një gjykate speciale ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet e luftës të Rusisë, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Ne e dimë se çështja ukrainase është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar – një nga më me ndikim në botë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e saj dhe presim me padurim rolin udhëheqës të Britanisë së Madhe në krijimin e një tribunali ndërkombëtar të veçantë. Fitorja nuk mund të jetë e plotë pa drejtësi”, ka thënë Zelenska.
Zonja e Parë tha se për këtë e falënderoi Sir Lindsay Hoyle, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, menjëherë pas fjalimit të saj në Parlament. Zelenska siguroi se Ukraina vlerëson shumë si pozicionin personal të Sir Hoyle i cili dënon agresionin rus, ashtu edhe mbështetjen e vazhdueshme të deputetëve britanikë.
“Këto nuk janë vetëm armë që na ndihmojnë të zmbrapsim agresionin dhe të krijojmë një mburojë ajrore mbi Ukrainë. Ne jemi mirënjohës, para së gjithash, për humanitetin e vazhdueshëm në gjithçka,” theksoi Zelenska. /FolDrejt/