Memli Krasniqi në fjalën e tij tha se “qeveria ashtu siç i ka braktisur qytetarët e Kosovës, e ka braktisur edhe sallën e Kuvendit”.
Parlamenti është mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme, ku po diskutohet për shtrejtimin e energjisë elektrike, transmeton Fol Drejt.
“Pikërisht në momentin kur është tepër e rëndësishme që të flasim për një prej temave që e ka vështirësuar jetën e çdo familje në Kosovës, por edhe qeveria dhe shumica parlamentare që e ka sjellë këtë qeveri ik nga përgjegjësia siç e kemi parë që kanë ikur nga përgjegjësia prej ditës që e kanë marrë edhe mandatin me qeverisë këtë vend”.
Sipas tij, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), po iu shërben agjendave të qeverisë.
“Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti dje e ka realizuar agjendën e saj të paralajmëruar me kohë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për krejt qytetarët e Kosovës duke vënë kështu barrë të rëndë, të padrejtë dhe të papërballueshme secilës familje në vendin tonë. Këtë agjendë që e realizoi përmes ZRrE-së që është një instrument që ligjërisht është i pavarur por praktikisht ëshë në shërbim të agjendës politike të Qeverisë Kurti. Kjo zyrë nuk ndërmorri vendim të pavarur, por vetëm e vulosi një vendim politik të propozuar në kurriz të qytetarëve nga mazhoranca e këtij Kuvendi që sot ik edhe prej debatit”.
Vendimi i ZRrE-së sipas tij, nuk është në përputhje as me kushtetutën./FolDrejt/