Një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Zveçanit, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 11 gushtit, rreth orës 19:00.
Siç njofton raporti 24 orësh, ankuesi mashkull i Serbisë dje ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tipit Audi A8, me targa të Austrisë.
Këtë veturë, shtetasi serb e kishte lënë skaj rrugës për shkak të një defekti teknik.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.