Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zveçan janë arrestuar tre të dyshuar serbë si të dyshuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, raporton Fol Drejt.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.”, shkruan në raportin e policisë.
Në dy raste të tjera, po në Zveçan raportohet se zyrtarët policorë, derisa kanë qenë duke patrulluar, janë sulmuar me gurë nga persona të panjohur, si pasojë iu është dëmtuar automjeti zyrtar. Rasti është duke u hetuar.
“Dy njësi policore derisa kanë qenë duke lëvizur me vetura zyrtare, njëra veturë është sulmuar me mjete të forta nga persona të pa njohur. Si pasojë, lëndime ka pësuar zyrtari policor dhe është dëmtuar vetura zyrtare. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet tutje në komunikatë. /FolDrejt/