Me kërkesë të Prokurorisë, Zvicra ka arrestuar katër persona të dyshuar se janë të lidhur me ISIS, shkruan NZZ.ch. Policia ka bastisur shtëpitë e tyre në Friburg, ku kanë mbledhur prova për katër të arrestuarit me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata ishin të moshave mes 26 dhe 34 vjeç, kurse mes të arrestuarve është edhe një grua dhe një me shtetësi zvicerane, përcjell foldrejt.com.
Meqenëse të dyshuarit për terrorizëm ishin në kontakt me njëri-tjetrin, bastisjet dhe arrestimet në shtëpi janë kryer në të njëjtën kohë. Sipas njoftimit, Shërbimi Federal i Inteligjencës (NDB) ishte gjithashtu i përfshirë në operacionin anti-terrorist.
Ata pritet të dalin përpara Gjykatës./Foldrejt.com