Një 33 vjeçar pjatalarës, një 37 vjeçar muzikant nga Maqedonia dhe një kamariere 24 vjeçare nga Serbia janë kapur nga policia kantoniale e Cyrihut në Volketswil, për shkak se punonin në të zezë në Zvicër, shkruan bluewin.ch.
Përveç tyre policia ka kërkuar edhe një hetim për punëdhënësin e tyre, që ka punësuar persona pa letra. Përveç kësaj në Volketswil janë sekuestruar edhe automatë të lojërave të fatit./Foldrejt.com