Pasaporta zvicerane është ndër më të respektuarat nëpër botë dhe andaj shumë të huaj atje kërkojnë të natyralizohen. Përkundër barrierave të rënda që shpesh hasin të huajt gjatë natyralizimit, media zvicerane BLICK.ch, ka sqaruar edhe sistemin e tarifave – për të treguar se shpesh këto barriera byrokratike dallojnë edhe nga rajoni në rajon.
Më lirë është të paguhet natyralizimi në Romandie dhe Tessin, kurse më shtrenjtë në Zvicrën gjermanofone dhe atë mbi të gjitha në Appenzell.
“Por më lirë nga të gjithë natyralizmi kushton në Lausanne me minimum 800 franga, kurse paketa e natyralizmit është rreth pesë herë më shtrenjtë në Schvyz,” përcjell foldrejt.com.
Numri më i madh i natyralizimeve në Zvicër ndodh nga italianët dhe gjermanët, kurse në Zvicrën qendrore nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Serbia.
Gjtiashtu kantonet me më shumë natyralizime janë Gjeneva, Neuenburg, Waadt dhe Wallis. Kurse kantonet me më pak natyralizime janë Ausserrhoden, Glarus, Graubünden, Schwyz, Thurgau dhe Uri – kantone ku pagesa për natyralizim kushton mbi 2000 franga./Foldrejt.com