Policia kantoniale e Cyrihut me mbështetje nga Zyra për Ekonomi dhe Punë të enjten në mëngjes (5 shtator) ka kontrolluar disa kantiere ndërtimi në qarkun Horgen, prej të cilëve janë arrestuar tre burra, shkruan në një njoftim policia zvicerane, përcjell foldrejt.com.
Policia ka kontrolluar rreth 80 persona, ku pasi i ka caktuar identitetet e tyre ka detektuar se një kosovar 22 vjeçar dhe boshnjak 25 vjeçar punonin pa dokumenta te firma e 53 vjeçarit nga Bosnja.
Të tre u arrestuan për shkeljen e ligjit për punësimin dhe tashmë duhet të raportojnë përpara Prokurorisë./Foldrejt.com