Pavarësisht pandemisë së Kovid19, në tremujorin e parë të 2020 në Zvicër ka pasur më shumë emigrime sesa janë larguar nga Zvicra. Në fund të marsit numri i të huajve përbënte 24.7 përqind, ose 2.124.410, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në statistikat zyrtare të Zvicrës.
Shumica e të huajve janë nga Italia 15 përqind, ndjekur nga gjermanët 14.6 përqind, portugezët 12 përqind, francezët 6.7 përqind dhe kosovarët 5.4 përqind. Më tutje vijnë spanjollët 4 përqind./Foldrejt.com