Zviceranët janë në dyshime se a të vaksinohen apo jo!
Spitalet në shtetin e Zvicrës po përballen me pengesa për shkak të mosvaksinimit nga popullsia e këtij shteti.
Një valë e re e pacientëve të pavaksinuar pritet të shtrohen në spitalet zvicerane gjatë verës, thonë autoritetet shëndetësore.
Duke pasur parasysh numrin e lartë të antivaksinës- njerëz që janë kundër vaksinimeve – shpërthimet do të vazhdojnë të ndodhin dhe spitalet pritet të përjetojnë një fluks të pacientëve që vuajnë nga ndërlikimet e lidhura me koronavirusin.
Një sondazh i kryer nga instituti kërkimor Link tregon se vetëm një në katër persona në Zvicrën frëngjishtfolëse dëshiron të vaksinohet. Numri është më i lartë në mesin e njerëzve që flasin gjermanisht, ku një në dy është i gatshëm për t’u vaksinuar.