Për shkak të nxehtësisë ekstreme që është aktive në Zvicër që nga fundjava, janë vendosur kufizime në mënyrën e punës pasdite në kantonet e Gjenevës dhe Ticinos, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Kufizimi, i cili do të hyjë në fuqi në orën 14:00 me orën lokale, me vendim të autoriteteve kantonale të Gjenevës, do të mbulojë ndërtimet dhe punët e rënda që kërkojnë forcë fizike në ambient të hapur.
Në kantonin Ticino, punimet në ambient të hapur nuk do të kryhen pas orës 15:00. Punimet ndërtimore në zonën e kantonit do të mundësohen nga ora 6 e mëngjesit.
Kjo masë e cila u mor në kantone për shkak të valës së të nxehtit ekstrem do të zgjasë deri më 27 gusht.
UNIA, një nga sindikatat më të mëdha në Zvicër, kërkoi që të ndërpritet puna në kantieret për shkak të nxehtësisë së madhe.
Në kohën kur vapa ekstreme vazhdon në të gjithë Zvicrën, termometrat dje në Gjenevë regjistruan 36 gradë Celsius.