Turistët zviceranë krahas vendeve tradicionale që kanë vizituar gjatë verës si Greqinë, Spanjën dhe Qipron, tashmë kanë edhe një trend të ri – drejt Shqipërisë, shkruan televizioni zviceran telezueri.ch, i cili i ka pyetur bashkëkombasit e tyre se pse po marrin një destinacion të ri.
“Shqipëria krahas rivierës detare të ofron malet dhe qytetet e lashta kulturore që për shumë vende tjera janë të pazakonta,” thotë mes tjerash zëdhënësja e Hotelplan Suisse, Prisca Huguenin, përcjell foldrejt.com.
Më tej tregohet se në Shqipëri gjatë 2018 janë pritur 20 përqind më shumë turistë sesa 2017 – 5.1 milion – dhe kjo falë zhvillimit të infrastrukturës./Foldrejt.com