Në natën e së shtunës ka ndodhur një përleshje tragjike mes shumë personave në Cyrih Oerlikon. Si pasojë, një shqiptar i Kosovës (19) u dërgua më lendimë të rënda në spitalin e qytetit, kurse policia arrestoi të dyshuarin që mendohet se ka therur me thikë 19 vjeçarin, shkruan blick.ch. Bëhet fjalë për një 18 vjeçar zviceran, përcjell foldrejt.com.
Të përfshirët në përleshje kishin qenë fillimisht në një Shisha Bar. Përleshja ndodhi mes dy grupeve, njëri pesë persona, tjetri tre persona.
Prokuroria ka nisur hetimet.