24 orë pas sulmit terrorist në Vjenë, në gatishmëri janë vendosur edhe forcat e sigurisë në vendet fqinje të Austrisë, pasi agresori Kujtim F. ka pasur kontakte të shumta gjithandej.
Në Zvicër janë arrestuar dy zviceranë që kanë pasur kontakte fizike me Kujtimin. Poashtu, media zvicerane NZZ, shkruan se dy zviceranët kanë qenë vizitorë të shpeshtë në xhaminë e Winterthurit, kurse kjo xhami ka pasur lidhje me disa xhami në Vjenë.
Policia zvicerane prej kohësh vëzhgon xhaminë në Winterthur, duke arrestuar edhe imamin e xhamisë, pasi nga aty akuzohen se edhe shumë të rinj (shqiptarë) i janë bashkangjitur ISIS./Foldrejt.com