Një imami kosovar në St. Gallen i është tërhequr leja e qëndrimit zviceran, për shkak se siç shkruan media zvicerane suedostschweiz.ch, ai ka “dhunuar seksualisht, psiqikisht dhe fizikisht gruan e tij”.
Bashkëshortja e tij, me prejardhje nga Singapuri, që nga dhjetori i vitit 2015 bashkë me 4 fëmijët ishte strehuar në një shtëpi të sigurt (strehimore për gratë), transmeton albinfo.ch. Prej atëherë ata jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri. Partnerja e re e imamit, një vit më vonë, ka sjellë në jetë një djalë, përcjell foldrejt.com.
Zyra Kantonale për Migracion e St. Gallenit, në mars të vitit 2017 nuk ia kishte vazhduar lejen e qëndrimit imamit F.D. Dhe të gjitha instancat e tjera po ashtu e kanë hedhur poshtë ankesën e tij kundër këtij vendimi, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në Gjykatën Federale ai ishte ankuar duke iu referuar mbrojtjes së sferës private, që sipas tij është në pajtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Konkretisht Gjykata zvicerane theksoi se imami nuk respektonte vlerat dhe sistemit zviceran. Veçanërisht kur bëhet fjalë për ligjet rreth barabarësisë mes gruas dhe burrit./Foldrejt.com