Zvicra ka vendosur të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Kështu thuhet në një deklaratë të departamentit të punëve të jashtme, shkruan skynews.
Shumë vende morën vendimin për të mbyllur ambasadat e tyre në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të Ukrainës. Zvicra ka mbyllur ambasadën që nga 4 prilli, por ka deklaruar se në bazë të një “analizë të thellë të situatës së sigurisë” në qytet, ambasada tani mund të rihapet, transmeton Fol Drejt.
Pesë anëtarë të stafit të ministrisë së punëve të jashtme të vendit pritet të rikthehen në Ukrainë gjatë ditëve të ardhshme.
Vendimi vjen pasi SHBA-ja rihapi ambasadën e saj në kryeqytet ditën e djeshme./FolDrejt/