Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar Planin e Veprimit të Ndihmës Dimërore për të lehtësuar ndikimin e dimrit të ardhshëm mbi ukrainasit; ai nënkupton furnizimin e Ukrainës me pothuajse 106 milionë dollarë ndihmë për të financuar rehabilitimin urgjent të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
“Rreth 18 milionë njerëz në Ukrainë ose rreth 40% e popullsisë – janë të varur nga ndihmat për shkak të luftës. Me fillimin e dimrit, ky numër mund të rritet në 24 milionë,” shkroi Këshilli Federal.
Zvicra tashmë po ndihmon kompanitë energjetike ukrainase për të blerë burime energjie dhe pjesë këmbimi për riparimin e sistemeve të rregullimit të hekurudhave dhe për të ofruar mbështetje humanitare për “ata që janë prekur më keq nga lufta në Ukrainë”, sipas Këshillit Federal.
Tani vendi po punon për furnizimin e Ukrainës me gjeneratorë, pompa dhe instalime të ujit, shtuan zyrtarët. /FolDrejt/