Një lajm i mrekullueshëm vjen nga Zvicra për diasporën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Media zvicerane Blick, nga burime brendaqeveritare helvete mëson se së shpejti lista e shteteve që duhet të karantimohen kur të futen në Zvicër, do pësojë ndryshime nga dita e nesërme dhe mes tyre është edhe Maqedonia e Veriut dhe Portugalia, informon foldrejt.com. Përveç tyre, shtetetasve që do u largohet karantina janë edhe ata nga Jordania, Polonia dhe Hungaria.
Por gjithashtu rajone të caktuara të vendeve fqinje zvicerane dalin përsëri nga lista: Për shembull territori francez përtej detit Polinezia Franceze, rajoni Italian Emilia-Romagna si dhe shtetet federale austriake Carinthia, Austria e Epërme, Salzburgu dhe Stiria. Kjo do të thotë që e gjithë Austria nuk është më një zonë karantine!
Sipas raporteve, lista e re do të hyjë në fuqi në 19 Dhjetor. Kjo do të thotë që ata që kthehen nga pushimet të Shtunën ose udhëtojnë në Portugali ose Poloni për pushime nuk duhet të jenë në karantinë kur të kthehen. Ky është gjithashtu një lehtësim i rëndësishëm për sistemin e kujdesit shëndetësor, pasi shumë portugezë dhe polakë po punojnë aktualisht në këtë zonë – për shembull në spitale ose në shtëpitë e të moshuarve. Blick.ch/ transmeton tetova1
Linku i gazetës: https://www.blick.ch/politik/update-der-quarantaeneliste-kommt-zur-herbstferienzeit-diese-sieben-laender-stehen-bald-auf-der-liste-id16251788.html