Pas një odiseja shumëvjeçare, pensionistët kosovarë duhet të gëzohen kundrejt autoriteteve zvicerane. Tashmë ata nuk duhet me patjetër të jenë në Zvicër për të marrë pensionin, por të njëjtën mund ta përfitojnë edhe duke qenë në vendlindje – Kosovë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat helvete Blick dhe 20min.
Të dyja dhomat e parlamentit e kanë votuar ligjin, ndërsa tani duhet të pritet nëse rasti mund të shkojë në referendum. E vetmja parti që ka dalur kundër pensionistëve kosovarë janë popullistët e SVP.
Shumica e hedh poshtë referendumin opsional sepse është një marrëveshje standarde, konfirmoi ministri i çështjeve sociale, Alain Berset.
Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra deri tani nuk kishte marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore. Këshilli Federal ndërpreu marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me ish-Jugosllavinë në prill të vitit 2010 në lidhje me Kosovën. Si arsye vendi helvet thirrej te hetimet e dështuara kundër mashtruesve të mundshëm, ku mes tjerash akuzohej edhe Azem Syla. Prokuroria e Solothurnit vetëm kishte ngritur një ecuri penale kundrejt tij./Foldrejt.com