Vendbanimi Campione i takon zyrtarisht Italisë, por është i rrethuar tërësisht nga territori zviceran. Pra një eksklavë italiane, por që ekonomikisht është mjaft e lidhur me Zvicrën: posta zvicerane, numra telefonik zviceranë, targa zvicerane, pastrimi komunal zviceran, pastrimi i ujit nga zvicra dhe frangat janë në përdorim më të madh sesa euroja.
Por kjo pritet të ndryshojë prej vitin e ardhshëm, pasi me ligjet e reja të doganave të përbashkëta europiane, atëherë vendbanimi Campione d’Italia duhet të integrohet mirë në BE dhe të largojë nga shfrytëzimi frangat, targat zvicerane – menjë fjalë të pavarësoshet nga Zvicra, përcjell foldrejt.com
Për të mos përfunduar këtu, Campione d’Italia ka 100 milion euro borxhe të kazinove dhe ka humbur 500 vende të punës. Kjo është mjaft e madhe për vendbanimin me vetëm 1900 banorë. Kryetari i Tessinit, Norman Gobbi, pavarësisht se është një italishtfolës, ai ka premtuar të ndihmojë fshatin, në rast se një gjë të tillë nuk e bën Italia.
Por menjëherë kanë reaguar dy partitë e reja qeveritare italiane, duke ju kundërpërgjigjur Zvicrës se “Italia nuk është në shitje”.
Por mediat helvete kritikojnë ironikisht duke thënë se “pse atëherë Italia nuk është në gjendje të ndihmojë Campione d’Italia.”