Autoritetet zvicerane gjatë kontrolleve nëpër firma diverse kanë kapur shumë persona të cilët punonin pa dokumenta të rregullta, shkruan bluewin.ch, përcjell foldrejt.com. Si pasojë shumë firma janë gjobitur me mijëra euro, kurse disa persona janë dëbuar nga vendi.
Kontrollet janë kryer nga 2 deri 8 tetor dhe mes tjerash u arrestuan vietnamezë, spanjollë, kroatë si dhe një 32 vjeçar kosovar, i cili punonte në të zezë si zejtar. Ndaj kosovarit u shqiptua masa e ndalimhyrjes në Zvicër për sëpaku një vit./Foldrejt.com