Qeveria zvicerane mbështeti sot propozimin për dekompozimin e 25 tankeve luftarake të avancuara ‘Leopard 2’ me qëllim shitjen e tyre në Gjermani.
Sipas Reuters, një hap i tillë mund të lejojë vendet perëndimore të dërgojnë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë.
Në shkurt, Gjermania i kërkoi Zvicrës t’i shiste disa prej tankeve prodhuesit të armëve Rheinmetall, gjë që do t’i lejonte kompanisë të plotësonte boshllëqet në armatimet e anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s./FolDrejt/