Kryeministri Edi Rama nuk reagoi publikisht pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës, ku protagonistë ishin 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
I pyetur nga gazetarët, Rama tha se nuk e pa të arsyeshme që të përdorte politikisht dy figura që luajnë për një shtet tjetër, duke i fryrë zjarrit të një nacionalizmi qesharak.
“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë. Nëse do i ndaja ata dy shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do bëja?
Do i përdorja ato figura për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm. Nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”./FolDrejt/