Furnizimi me ujë të pijshëm dhe objektet e riciklimit të ujërave të zeza do të preken nëse Zvicra përballet me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike, paralajmëroi sot një zyrtar.
“Shumë termocentrale nuk kanë furnizim të ndarë me energji elektrike që do t’u mundësojë atyre funksionim të pavarur nga rrjeti kryesor”, tha Stefan Muller-Altermatt, anëtar i Këshillit Kombëtar Zviceran, për gazetën lokale “Nau”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më herët, qeveria zvicerane njoftoi se objektet e pastrimit të ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza do të përjashtohen nga ndërprerjet e mundshme të energjisë.
Megjithatë, Muller-Altermatt nënvizoi se kjo teknikisht nuk do të jetë e mundur kudo, duke paralajmëruar për rrezik edhe në sigurinë publike.
“Për shembull, furnizimi me ujë për shuarjen e zjarrit varet edhe nga uji i pijshëm. Aty duhet të lëvizësh kapakët, kjo ka nevojë për një motor dhe për rrjedhojë, për energji”, theksoi Muller-Altermatt.
Ai shtoi se ndërprerjet e mundshme të energjisë elektrike do të shkaktonin probleme serioze në procesin e trajtimit të ujërave të zeza.
“Katër orë ndoshta mund të jetë në rregull, por një ndërprerje 8 orëshe e energjisë do të nënkuptonte mundësinë e përhapjes së erërave të këqija në disa bodrume”, tha ai./FolDrejt/