Që nga vendosja e sanksioneve, Zvicra ka ngrirë 7.5 miliardë franga zvicerane të aseteve ruse.
Sipas njoftimit të qeverisë, janë bllokuar edhe 15 prona, transmeton Fol Drejt.
Në total, sipas të dhënave të Sekretariatit Shtetëror për Ekonominë, nga sanksionet janë prekur 116 subjekte ekonomike dhe mbi 1200 persona fizikë.
Sanksionet, të cilave iu bashkua Zvicra, ndalojnë bankat zvicerane të marrin shuma të mëdha parash nga qytetarët rusë që tejkalojnë 100,000 franga, si dhe nga persona ose kompani të regjistruara në Rusi./FolDrejt/