Një 33 vjeçar nga Kosova kishte emigruar në Zvicër nga viti 1994, por ai nuk ka mundur të integrohet duke kryer probleme dhune dhe duke shkuar nëpër gjyqe prej 16 vjetësh – po aq vite sa qëndron në Zvicër, shkruan 20min.ch. Në këtë kushte, gjykatat e instancës së parë vendosën që 33 vjeçari të dëbohet nga Zvicra për në Kosovë, njashtu siç e parasheh ligji helvet.
Por Gjykata Federale potencoi se ky vendim duhet të rishihet dhe më pas Gjykata Kantoniale vendosi kundër dëbimit. Një rast i çuditshëm, me argumentin e thjeshtë: 33 vjeçari ka një intelegjencë IQ prej 58, sa të një fëmije 9-12 vjeç.
Dëbimi i tij drejt Kosovës do të thotë “vdekje për të”, pasi atje nuk ka kush të përkujdeset, thanë nga Gjykata Kantoniale e Baselit. Ndaj këtij vendimi është gëzuar edhe familja e kosovarit në Zvicër./Foldrejt.com