Zvicra nuk lejon eksportin e armëve dhe municioneve nga prodhimi i saj nëpërmjet Gjermanisë në Ukrainë.
Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) hodhi poshtë kërkesën e Gjermanisë në lidhje me eksportin e municioneve zvicerane në Ukrainë.
Zëdhënësi i SECO Fabian Mayenfisch shpjegoi për të përditshmen “Sontagszeitung” se institucioni mori dy pyetje nga Gjermania në lidhje me dërgimin e municioneve të marra nga Zvicra në Ukrainë./FolDrejt/