Zvicra ruan asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse (CBRF) në vlerë prej 7,57 miliardë eurosh, njoftoi sot qeveria e vendit.
Zvicra njoftoi se asetet e CBRF janë ngrirë që nga 25 marsi i vitit të kaluar, kur të gjitha transaksionet me këtë bankë ishin të ndaluara, transmeton Reuters.
Qeveria në Bernë shtoi se po ndjek diskutimet brenda BE-së nëse asetet e ngrira ruse duhet të investohen dhe të ardhurat të përdoren për rindërtimin e Ukrainës./FolDrejt/