Qeveria miratoi gjithashtu sanksionimin e 100 individëve dhe kompanive ruse dhe bjelloruse.
Zvicra, një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, mbështeti paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, duke përfshirë embargon për eksportin e naftës bruto ruse, njoftoi sot qeveria në faqen e saj zyrtare në internet.
“Që nga 10 qershori, Këshilli Federal ra dakord me vendimin për miratimin e sanksioneve të reja të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/